Real Madridi mbetet një nga klubet më aktivë në merkato gjatë verës, teksa presidenti Florentino Perez po punon për të ndërtuar një ekip galaktik për edicionin e ardhshëm.
Pas afrimeve të rëndësishme si Ibrahima Konate, Denzel Dumfries, Marc Cucurella dhe Bernardo Silva, drejtuesit e klubit spanjoll synojnë të mos e mbyllin me kaq. Hapi i radhës lidhet me mesfushën, aty ku kërkohet një futbollist i aftë t’i sjellë më shumë fantazi dhe ekuilibër skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.
None found
Sipas raportimeve, tre emra janë përzgjedhur nga stafi teknik si alternativat kryesore për këtë pozicion: Enzo Fernandez, Mateus Fernandes dhe Kees Smit. Ata përfaqësojnë profile të ndryshme, si në aspektin e moshës ashtu edhe të kostos së mundshme të transferimit, por vlerësohen si lojtarë që mund të mbajnë fanellën e klubit më të suksesshëm në Evropë.
Mes tyre, vëmendjen më të madhe e merr Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas 25-vjeçar e ka forcuar reputacionin e tij si një prej organizatorëve më cilësorë të lojës në futbollin evropian, falë paraqitjeve shumë të mira me Chelsean në Ligën Premier.
Megjithatë, realizimi i këtij transferimi konsiderohet tepër i ndërlikuar. Chelsea nuk ka dëshirë të ndahet nga një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës dhe nuk parashikon shitjen e zëvendëskapitenit të vet.
Për pasojë, klubi londinez pritet të vendosë një çmim prej rreth 140 milionë eurosh për kartonin e Fernandezit.
Një shifër e tillë do ta shtynte Perezin të peshojë me kujdes nëse operacioni është i realizueshëm, sidomos në kushtet e rregullave të ‘Fair Play Financiar’ dhe shpenzimeve të mëdha që Real Madridi ka kryer tashmë gjatë kësaj vere.
Edhe pse rruga mbetet e vështirë, drejtuesit e madrilenëve po e ndjekin ende nga afër situatën e Enzo Fernandezit. Në të njëjtën kohë, Mateus Fernandes dhe Kees Smit mbeten opsione të forta nëse bisedimet për argjentinasin nuk mund të çohen përpara.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, ka ndarë një episod gazmor nga jeta e saj familjare, duke zbuluar pyetjen…
Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke zhvendosur reagimin e tyre nga godina e…
Galatasaray ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj skuadrës angleze, Aston Villa.Edhe pse ishin pa disa nga lojtarët…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të përfshihet në forumet e ardhshme të Bashkimit Evropian për…
Nga futbolli amator në Itali, te skena evropiane me Hearts në Skoci. Historia e shqiptarit Sabah Kerjotës është një dëshmi…
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Fëllanza Podrimja, është pritur në takim nga Sekretari i…