Fabrizio Romano ka sjellë një informacion të ri lidhur me të ardhmen e Enzo Fernandezit, ndërsa prej kohësh qarkullojnë spekulime që e lidhin mesfushorin e Chelseat me një kalim të mundshëm te Real Madridi.
None found
Sipas gazetarit italian, mes Chelseat dhe Real Madridit nuk ka aktualisht asnjë negociatë në zhvillim, edhe pse raportime të shumta kanë lënë të kuptohet se kontaktet mund të nisin së shpejti.
Brenda klubit madrilen, Enzo Fernandez përmendet si një nga disa emrat që po analizohen për përforcimin e mesfushës, por deri në këtë moment nuk është regjistruar asnjë qasje zyrtare mes dy klubeve.
Romano nënvizoi se, nëse Real Madridi do të kishte vendosur të hynte në bisedime, një hap i tillë do të ishte ndërmarrë tashmë në rrugë formale.
“Nuk ka absolutisht asgjë në zhvillim mes Chelseat dhe Real Madridit për Enzo Fernandezin”, u shpreh gazetari italian.
Ndonëse reprezentuesi argjentinas vazhdon të jetë pjesë e opsioneve që po vlerësohen nga Real Madridi për repartin e mesfushës, ai nuk konsiderohet alternativa e vetme nga drejtuesit e klubit spanjoll dhe, për momentin, palët nuk po negociojnë.
Tani mbetet për t’u parë nëse kjo tablo do të ndryshojë në javët e ardhshme të afatit kalimtar veror, por aktualisht një transferim i Fernandezit në Santiago Bernabeu nuk duket pranë konkretizimit./
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve në Shqipëri, duke theksuar se Bashkimi Evropian…
Gjatë konferencës së mbajtur sot nga Prokuroria Speciale për rastin kundër trafikimit të narkotikëve, pyetur nga mediat për kompetencat e…
Një histori tronditëse dhune në familje po hetohet nga Prokuroria e Milanos, ku një menaxher 51-vjeçar pretendon se është rrahur,…
Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi po e monitorojnë situatën e mesfushorit argjentinas, i cili mund të jetë një nga…
"Maqedonia e Veriut nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet i përhapur dhe shkak serioz…
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë.…