Categories: sport

Cristiano Ronaldo thyen rekord, vlerësohet me çmimin “Guinness”

Cristiano Ronaldo është vlerësuar me çmimin “Guinness” si futbollisti që ka vendosur rekord me golat e shënuar nga viti 2003-2021.

Këtë lajm e ka dhënë vetë futbollisti përmes një postimi në Instagram, ku shihet teksa mban në duar çmimin e madh.

Të lidhura

None found

“Faleminderit “Guiness World Records”. Gjithmonë mirë të njihesh si thyerës i rekordeve botërore. Le të vazhdojmë të përpiqemi t’i vendosim numrat edhe më të larta!”, ka shkruar futbollisti krahas postimit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo, firmosi kontratën me Manchester United, duke u rikthyer në shtëpinë e tij të vjetër. Ishte vetë klubi anglez që njoftoi rikthimin në Old Trafford të Ronaldo-s. Klubi anglez njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, i cili kishte shprehur dëshirën për të mos vazhduar në Itali.

Më vonë Ronaldo ju drejtua tifozëve të Juventusit me një letër prekëse, ku shprehte gjithë dashurinë për ta dhe mbështetjen që i kanë ofruar. Ndërsa më herët ai i është drejtuar me një letër Manchester United.

Letra e plotë:

Të gjithë ata që më njohin e dinë për dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të jashtëzakonshme dhe udhëtimi që kemi bërë së bashku është shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të madhërishëm dhe të mahnitshëm.

Unë as nuk mund të filloj të shpjegoj ndjenjat e mia në këtë pikë, duke parë që kthimi im në “Old Trafford” njoftohet në të gjithë botën. Është si një ëndërr e bërë realitet, pas të gjitha kohërave që kam luajtur kundër Man. United përsëri, dhe madje edhe si rival, pasi kam ndjerë gjithmonë kaq shumë dashuri dhe respekt nga tifozët në tribuna. Kjo është 100% ajo që kam ëndërruar.

Liga ime e parë Kombëtare, Kupa ime e parë, thirrja ime e parë në ekipin Portugez, Liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha ato kanë lindur nga kjo lidhje e veçantë mes “Djajve të Kuq” dhe meje. Historia është shkruar në të kaluarën dhe do të shkruhet përsëri. Ju keni fjalën time.

Jam këtu!

Unë jam kthyer atje ku duhet të jem!

Le ta bëjmë atë edhe një herë!

PS – Sir Alex, kjo është për ju ..

të fundit

Zelensky: Për ne Putini është vrasës, jo mik; Trump nuk po ushtron presion të mjaftueshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut amerikan Donald Trump, i cili gjatë qëndrimit në Kinë…

1 second ago

Parashikimi i motit për 21 nëntor 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me…

15 seconds ago

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

53 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

54 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

54 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

1 hour ago