VIDEO / Cristiano Ronaldo shpërthen në Arabi, realizon het-trik brenda 22 minutave

Skuadra e Al Nassr triumfoi me rezultatin 5-1 ndaj Al Tae në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Tri gola në këtë ndeshje për Al Nassr, i shënoi sulmuesi i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez i shënoi tri golat për 20 minuta, duke rrëmbyer kështu skenën.

Me këtë tre gola, Cristiano Ronaldo ndodhet në krye të listës së golashënuesve në Arabinë Saudite me 26 gola e nëntë asistime.


Shtuar 30.03.2024 22:16