Cristiano Ronaldo nuk përfshihet në listën e Portugalisë në ndeshjet e marsit

Cristiano Ronaldo, nuk do të jetë në fushën e lojës me Portugalinë për ndeshjet miqësore me Meksikën dhe SHBA. Është pikërisht mungesa e 41-vjeçarit dhe prania e Ricardo Hortës dhe Gonzalo Guedes në listën e 27 futbollistëve të grumbulluara për këto dy ndeshje, lajmi më i rëndësishëm për skuadrën luzitane.

Ronaldo mungon në këto dy ndeshje, për shkak të një dëmtimi që e po e mbajnë jashtë fushave të lojës me Al Nassr.

Por ai nuk është i vetmi që mungon në listën e publikuar nga Martinez. Nuk është përfshirë në listën e tij as Palhinha me shumë mundësi, për shkak të situatës jo të mirë të Tottenham dhe për shkak të tronditjes që pësoi pas një përplasjeje me Cuti Romero.

Çelësat e mesfiushës së skuadrës, në këtë mënyrë do të jenë në duart e Ruben e Joao Neves dhe sigurisht edhe Vitinhas.

Portugalia, në fazën finale të Botërorit të këtij viti, është në grupin K së bashku edhe me Uzbekistanin, Kolumbinë dhe fituesen e playoffit mes Republikës Demokratike të Kongos, Kaledonisë së Re dhe Xhamajkës.


Shtuar 20.03.2026 15:56