Është pikërisht kështu, Cristiano Ronaldo është “muza” e re e Sporting Lisbonës. Në historinë e tij, klubi portugez ka pasur fatin të dëshmojë rritjen stratosferike të një kampioni si CR7, fillimisht në akademinë e tij dhe më pas në ekipin e parë, me fluturimin e tij më pas te Manchester United dhe Real Madrid, gjë që e çoi atë në ngritjen e 5 Topave të Artë në karrierën e tij.
Kështu, Sporting ka vendosur t’i bëjë nderime Ronaldos me fanellën e tretë, të paralajmëruar në orët e fundit. Një uniformë e zezë, e artë, e cila në sfondin e përparmë tregon numrin e famshëm ‘7’ të Cristianos.
“Ka numra që mbeten trashëgimi sepse pas tyre ka njerëz që i ndërtojnë ditë pas dite. Ne e veshim numrin 7, në një mënyrë të re dhe me krenari për nder të Cristiano Ronaldos dhe pesë Topave të tij të Artë”, komunikata e klubit.
Për ta promovuar, Sporting krijoi një video prezantuese në të cilën protagonist është Cristiano Ronaldo Jr, djali i madh i sulmuesit portugez.