Cristiano Ronaldo, dëmtimi, më i rëndë nga sa u parashikua, koha e riaftësimit është një mister

Lajme jo fort të mira vijnë nga Arabia Saudite në lidhje me gjendjen fizike të Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez pësoi një dëmtim në ndeshjen e së shtunës në kampionatin saudit për t’iu nënshtruar më pas ekzaminimeve mjekësore nga ku rezultoi se ky dëmtim është më i rëndë nga sa u parashikua.

Al Nassr doli me një komunikatë ku bën të ditur se 41 vjeçari ka pësuar një dëmtim muskular në përballjen me Al Fayha. Futbollisti ka nisur tashmë programin e rehabilitimit dhe se gjendja e tij do të monitorohet dita ditës.

Cristiano Ronaldo ka probleme kronike në tendinën e gjurit të majtë, por klubi nuk e bëri të ditur se ku ishte dëmtimi dhe as kohën që do t’i duhet sulmuesit portugez për t’u riaftësuar.


Shtuar 3.03.2026 21:04