Cristian Shpendi është kryefjala e Cesenas në Serie C këtë vit. Klubi italian do të jetë pjesë e Serie B sezonin e ardhshëm dhe për këtë rol kryesor luajti padyshim sulmuesi shqiptar.
Shpendi kryeson renditjen e golashënuesve në kampionat me 20 gola.
Ai po ashtu ka asistuar 6 herë të tjera, ndërsa 24 herë ka nisur si titullar dhe 7 herë zëvendësues.
Cesena sheh po ashtu te lojtari i dalë nga akademia e tyre, një burim të ardhurash.
Aktualisht 20-vjeçari konsiderohet lojtari më me vlerë.