Cristian Shpendi nuk di të ndalet, realizon golin e 15-të sezonal

Cristian Shpendi, talenti kuqezi, vijon të bëjë protagonistin kryesor tek ekipi i tij, Cesena. Sulmuesi shqiptar vijon formën fantastike teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën kundër Riminit.

Shpendi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë (41′). Ky ishte goli i tij i 15 sezonal, duke kryesuar edhe listën e golashënuesve më të mirë në Serie C.

Me formën e shfaqur këtë sezon, klube të ndryshme nga Serie A dhe Serie B kërkuan shërbimet e sulmuesit të talentuar gjatë merkatos së janarit. Gjithsesi, ofertat nuk bindën klubin emilian, ndërkohë që vera pritet të sjellë hapin e madh për goleadorin shqiptar.

7 herë e ka veshur Shpendi fanellën e Shqipërisë U21. Me kuqezinjtë e vegjël ka shënuar 1 gol, në suksesin fantastik 3-2 ndaj Rumanisë U21. /balkanweb/


Shtuar 10.02.2024 12:31