CR7 “mbreti” i transferimeve në Serie A, ku pozicionohet Dusan Vlahovic

Dusan Vlahovic u transferua një ditë më parë nga Fiorentina te Juventusi për shumën e 81.6 milion eurove. 70 milion euro shkojnë për klubin Vjollcë, kurse pjesa tjetër për taksën e solidaritet që e marrin klubet ku serbi është rritur si futbollist.

Vlahovic është blerja e katërt më e shtrenjtë e Serie A dhe Juventusit njëkohësisht, pasi bardhezinjtë janë rekordmenët në futbollin italian për transferimet më të shtrenjta.

Ronaldo mban vendin e parë me 117 milion euro. Ai pasohet nga Higuain me 90 milion euro dhe podiumi mbyllet me De Ligt me 85.5 milion euro.

Edhe në vendin e pestë është një tjetër lojtar i Juventusit, i blerë për 76 milion euro nga Barcelona. Bëhet fjalë për mesfushorin Arthur Melo. Më poshtë 10 transferimet më të shtrenjta në Serie A./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.01.2022 10:37