Cristiano Ronaldo pas marrëveshjes për të shkëputur kontratën me efekt të menjëhershëm me Manchester United pak minuta më parë, mbetet pa skuadër.
I fokusuar me Portugalinë në Kupën e Botës në Katar, 37-vjeçari pas 18 dhjetorit ka mundësinë të nënshkrujë menjëherë me një klub të ri.
None found
Por cila do të jetë skuadra e re e Ronaldos?
Kujtomë që CR7 kishte një situatë të vështirë që në nisje të këtij kampionati. Ai së bashku me agjentin e tij bënë të pamundur për të gjetur një ekip të ri, i cili militonte në Champions League, por edhe për shkak të kombënguljes së United për ta mbajtur, një gjë e tillë nuk u bë e mundur.
Faktikisht për Ronaldon rezultoi më e vështirë nga ç’mund ta kishte imagjinuar mbyllja e një marrëveshjeje me një klub të ri, pasi mosha dhe pretendimet e lojtarit nuk përcilleshin mirë nga klubet e tjera.
Pas Botërorit, ylli i Portugalisë do të tentojë nënshkrimin me një klub të madh, por tanimë si një lojtar i lirë, gjë e cila e bën më të thjeshtë.
Chelsea, Bayern Munich, Napoli apo edhe Real Madridi, janë skuadra të cilat mund të futen në bisedime që tani me sulmuesin, por gjithashtu nuk përjashtohet edhe një largim nga Europa, pasi Bechkam e pret “krahu hapur” tek Inter Miami./albeu.com
Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, sipas agjencisë kryesore të…
Dashi Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme.…
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, beson se Lamine Yamal nuk e tregoi versionin e tij më të mirë në Kupën…
E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…
Koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale varet nga qëllimi i secilit çift. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se…
Altin KryeziuEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...