Categories: kosovë

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, përfaqësuesit e Vilajeteve shqiptare u mblodhën në Kuvendin Kombëtar dhe shpallën krijimin e Shtetit Shqiptar, duke e shkëputur atë nga Perandoria Osmane. Sot shënohen 114 vjet nga kjo ngjarje historike.

Shpallja e Pavarësisë ishte rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe i luftërave të vazhdueshme të shqiptarëve për çlirimin e vendit. Megjithatë, Qeveria e Vlorës nuk zgjati shumë. Pas pak më shumë se një viti, ajo u detyrua të largohej dhe drejtimin e vendit e mori një qeveri e kryesuar nga një princ i huaj, i caktuar nga Fuqitë e Kohës.

Të lidhura

None found

Situata u rëndua edhe më tej nga pasojat territoriale të luftërave ballkanike. Ushtritë e vendeve fqinje pushtuan dhe aneksuan rreth gjysmën e trojeve shqiptare, ndërsa Konferenca e Londrës e vitit 1913 i njohu këto pushtime dhe i zvogëloi ndjeshëm kufijtë e Shqipërisë.

Si pasojë, gjysma e popullsisë shqiptare mbeti nën sundimin serbo-malazez dhe grek.

Krahas aktit të Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u krijuan edhe institucionet e para shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës. Nisën gjithashtu organizimi i forcave të armatosura dhe strukturave të rendit, si edhe përpjekjet për zhvillimin e arsimit, shëndetësisë dhe administratës.

Qeveria e Vlorës hodhi themelet e para për ngritjen e një sistemi gjyqësor të mbështetur në modele evropiane. Shqipja u përcaktua si gjuhë zyrtare, ndërsa u vendos që shkollat shqipe të hapeshin nga vjeshta e vitit 1914. Dokumenti më i rëndësishëm juridik i miratuar prej saj ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, i botuar në nëntor 1913.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës caktoi edhe Pleqësinë, e cila do të shërbente si organ këshillues dhe mbikëqyrës i qeverisë. Në krye të saj u zgjodh Vehbi Agolli.

Përbërja e Qeverisë së Vlorës ishte:

Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri, zv.kryeministër.

Mufid Bej Libohova, ministër për Punët e Brendshme.

Abdi bej Toptani, ministër për Financat.

Mehmet Pashë Deralla, ministër për Luftën (Mbrojtjen).

Petro Poga, ministër për Drejtësinë.

Luigj Gurakuqi, ministër për Arsimin.

Mit’hat bej Frashëri, ministër për Punët Botore.

Pandeli Cale, ministër për Bujqësinë.

Lef Nosi, ministër i Post-Telegrafit.

të fundit

28 Nëntori, dita që përkujton Pavarësinë dhe bashkon shqiptarët kudo në botë

Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të…

4 minutes ago

Sot protesta masive kundër qeverisë dhe Edi Ramës në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen për dorëheqjen e kryeministrit

Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në…

12 minutes ago

Parashikimi i motit 28 Nëntor 2026/ Alarm për përmbytje! Priten reshje intensive shiu dhe dëborë

Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…

19 minutes ago

Hodai: Sistemi i arsimit të lartë është alarmant, jepen diploma pa ndjekur asnjë ditë mësimi

Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…

20 minutes ago

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

8 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

8 hours ago