Manchester United do të ishtë më i fortë pa Cristiano Ronaldon? Raphael Varane refuzon ta pranojë si të saktë këtë mendim.
Ronaldo prej disa kohësh lidhet më nje largim të mundshëm nga United, më saktë që nga momenti që ai nuk iu bashkua skuadrës në grumbullim.
None found
Momentalisht duket se asnjë skuadër nuk është e interesuar për shërbimet e potugezit, jo për cilësitë që ai disponon ende, por për pagën e lartë dhe moshën që ka.
Lidhur me situatën që po kalon CR7 ka folur edhe Raphael Varane, i cili thotë se Ronaldo është një legjendë dhe nuk është e saktë që thuhet se United do të ishte më i fortë pa të.
“Ne i dimë kualitetet e tij. E dimë që ai është shumë i famshëm. Cristiano është garues i madh. Ai është legjendë dhe gjithmonë ndihmon skuadrën, kështu që është e qartë se është shumë mirë të luash me të”, ka thënë Varane, transmeton lajmi.net.
Ronaldo dhe Varane kanë qenë shokë skuadre edhe te Real Madridi, ku fituan shumë trofe së bashku.
Mbetet të shihet nëse dyshja do të vazhdojnë të luajnë në të njëjtën skuadër edhe sezonin e ardhshëm./albeu.com
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…