Coutinho i prish festën Man.United, mbyllet në barazim super sfida në “Villa Park” (VIDEO)

Aston Villa dhe Manchester United janë përballur ditën e sotme në “Villa Park” në kuadër të javës së 20 të Premier League.

Super ndeshja është mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2 edhe pse miqtë fillmisht ishin në avantazh të dyfishtë.

Bruno Fernandes do të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 6 pas një goditjeje nga distanca e cila përfundon në rrjetë me ndihmën e portierit Martinez që i shpëton topi nga duart.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin minimal të United dhe në të dytën do të ishte serish mesfushori portugez që do të dyfishonte rezultatin në minutën e 67 duke i dhënë ekipit siguri për një rezultat pozitiv.

Një minut më vonë në lojë futet blerja më e re e Aston Villas që ndryshon ndjeshëm lojën e vendasve, Philippe Coutinho.

Rezultati do të ngushtohej në minutën e 77 me Ramsey dhe vetëm 5 minuta më vonë do të ishte Coutinho ai që do të shënonte golin e dytë dhe të barazimit për Villan dhe të parin që në debutim për të.

2-2 do të ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje që pozicionon Man.United në vendin e 7 dhe Aston Villan në vendin e 13. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 20:35