Philippe Coutinho i ka bërë të ditur skuadrës së Barcelonës se dëshiron të largohet nga ‘Camp Nou’ dhe favorizon një rikthim në Premier League.
Ylli brazilian nuk ka kaluar aventurë aspak të mirë me ‘Blaugrana’ dhe dëshiron të largohet gjatë muajit janar.
Së paku deri disa javë më parë, Barca dëshironte ta mbante lojtarin, por ‘Sport’ raporton se situata ka ndryshuar së fundmi.
Coutinho shpreosn në një rikthim në kampionatin anglez, në një lëvizje huazimi deri në fund të sezonit.
Shpresat ishin të mëdha se braziliani do të rigjente formën nën urdhrat e Xavi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.