Copa America/ Brazili “ngec” në barazim ndaj Ekuadorit, por kalon si kokë e grupit B (VIDEO)

Kombëtarja e Brazilit ka zhvilluar ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Copa Amerika, ku përallë kishte Ekuadorin.

Brazilianët nuk kanë arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e tyre të fundit në fazë të grupeve 1-1.

Por përkundër barazimit, brazilianët kanë kaluar tutje në çerekfinale të kësaj gare si lider nga Grupi B.

Trajneri i Brazilit, Tite kishte vendosur që për këtë takim t’iu jap hapësira lojtarëve që kanë luajtur më pak, duke pushuar yjet e skuadrës si Neymar, Thiago Silva, Alex Sandro, Gabriel Jesus e Casemiro.

Megjithatë përkundër se në fushë ishin lojtarët më të rinj, Brazili luajti më mirë dhe kaluan në epërsi në pjesën e parë.

Ishte mbrojtësi qendëror i Real Madrid, Eder Militao që shënoi në minutën e 37-të për 1-0 pas asistimit nga Everton.

Mysafirët nga Ekuadori barazuan gjithçka në pjesën e dytë, kur realizoi Mena për 1-1.

Deri në fund Brazili pati disa raste të mira shënimi, por që gola më nuk pati dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.

Pas katër ndeshjeve të zhilluara në Grupin B, Brazili kalon tutje si lider me 10 pikë, derisa Ekuadori si i katërti i këtij grupi kalon me tri pikë.


Shtuar 28.06.2021 09:19