Trajneri i Tottenham, Antonio Conte, ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Watford.
Ja fjalët e tij për Sky Sports: “Ne shënuam në fund, por mendoj se u përpoqëm dhe u përpoqëm gjatë gjithë ndeshjes. Ne ishim shumë të rrezikshëm në kundërsulm dhe të shpejtë dhe të fortë fizikisht. Ne luajtëm një lojë të mirë dhe e kontrolluam deri në fund. Jam i kenaqur me angazhimin dhe mundin e lojtareve te mi. Ranieri? I uroj me te mirat, ai eshte miku im, ata meritojne me shume. Ne morëm tre pikë, duhet të jemi të përulur, të luftojmë dhe të vuajmë
Të lidhura
None found
Për tregun e transferimeve: “Nënshkrime të reja? Po, do të ketë, kur u emërova, më thanë se do të takoheshim dhe do të bisedonim për këtë. Lukaku? Unë kam dashuri të madhe për të, por ai është një lojtar i Chelsea”. /albeu.com/
