sport

Conference League, Gurishta: Qëllimi ynë është kalimi i turit

Të enjten, në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të nisë aventurën e saj në Evropë ndaj Universitatea Craiova.

Në një konferencë për shtyp, kapiteni i ekipi shkodran, Erdenis Gurishta ka theksuar se objektivi është të kalohet turi dhe u shpreh se ekipi është gati për këtë përballje.

Të lidhura

None found

Ndjesia: “Sigurisht është ndjesi e bukur të marrësh pjesë dy vite rresht në kupat e Europës, të fitosh dy vite rresht Kupën e Shqipërisë. Vjet ishte një ndjesi ndoshta më e bukur pasi pamë mrekullinë, duke humbur ndeshjen e parë 3-1 dhe pastaj e kthyem rezultatin 3-0. Gjithë Shkodra ishte në festë, gjithë Shkodra ishte entuziaste. Kishim mundësi edhe në turin e dytë, por u eliminuam. Gjithsesi objektivi ynë vitin e kaluar ishte kalimi i turit të parë, ia arritëm qëllimit. Ndërsa këtë vit kemi shansin të luajmë direkt në turin e dytë dhe normalisht objektivi ynë është të japim maksimumin dhe ta mendojmë edhe kualifikimin.”

Craiova favorite: “Të them të vërtetën ajo është favorite në letër, favorit në statistika, në buxhet, por në futboll nuk luan buxheti apo paga e lartë e futbollistëve. Shpesh herë në futboll fiton ai që jep maksimumin, që jep shpirtin në fushë dhe jo vlera e lartë e skuadrës.”

Përforcimet, a janë harmonizuar? “Duke pasur parasysh që kishte disa ndryshime, që u larguan disa lojtarë cilësorë, besoj se janë afruar lojtarët e duhur, kemi zhvilluar një fazë përgatitre shumë të mirë dhe mendoj se janë ambientuar shumë shpejt me skuadrën dhe besoj se nuk ka asnjë problem te kjo pjesë.”

Mbrojtja: “Duke pasur parasysh se kundërshtari ka cilësi të lartë në fazën sulmuese, normalisht që mbrojtja duhet të jetë më e kujdesshme, më e përgjegjshme, por unë mendoj që më shumë duhet të merremi me pjesën e lojës sonë dhe jo me cilësitë e kundërshtarit. Nëse rrimë e mendojmë vetëm cilësitë e kundërshtarit atëherë do të jetë një minus për ne.”

A do ketë gola në Shkodër? “Jo domosdoshmërisht duhet të shënosh gol që ta kalosh turin, por gjithsesi ne do të luajmë për fitoren, jemi në fushën tonë, në shtëpinë tonë, jemi përpara tifozëve tonë dhe do të japin gjithçka që ta fitojmë ndeshjen në Shkodër.”/ h.ll/albeu.com

të fundit

Bernardo Silva: Ende po përshtatem te Real Madridi, Mourinho më kërkon të ndihmoj në ndërtimin e aksioneve

Bernardo Silva ka treguar se ende është duke u përshtatur me jetën te Real Madridi, ndërsa portugezi foli edhe për…

24 minutes ago

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Një ditë e mirë për të marrë iniciativa dhe për t’i dhënë drejtim çështjeve që i ke lënë pezull.…

25 minutes ago

Ceuta faces the consequences of the migrant influx, with around 13,000 people still stranded

Situata në qytetin autonom spanjoll të Ceutës mbetet dramatike, ku rreth 13,000 emigrantë, të rritur dhe të mitur, janë ende…

32 minutes ago

The 105 protest has continued for more than three hours: Diaspora surrounds the Prime Minister’s Office and calls for Rama’s resignation

Po mbahet protesta e 105 para Kryeministrisë sot në 12 shtator. Kanë kaluar mbi 3 orë, që diaspora është në…

32 minutes ago

Record temperatures raise champagne’s alcohol content, French producers granted special permission for 2026

Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë të parë të rrisin përkohësisht…

33 minutes ago

Rama in Vlora on the territorial map: Municipalities will merge, reform aims to be completed in 2031

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Vlorë se është i bindur për zbatimin e hartës së re territoriale të propozuar nga…

33 minutes ago