Ndeshja çerekfinale mes Spanjës dhe Gjermanisë të premten e ardhshme në Euro 2024 është kthyer në një lloj ‘ndeshje të shekullit’ për të gjithë tifozët gjermanë.
Ka një dëshirë të madhe për të mposhtur të kuqtë, pas eliminimeve radhazi nga Euro 2008 dhe Botërori 2010, e për më tepër që në të dyja rastet skuadra spanjolle ka fituar titullin.
None found
Gjermanët nuk kanë arritur një fitore ndaj spanjollëve, në një ndeshje zyrtare prej 36 vitesh. E fundit daton në vitin 1988, pikërisht në një tjetër Evropian, të zhvilluar në vendin e tyre. 2-0 në fazën e grupeve, ndërkohë që Muri i Berlinit ende nuk kishte rënë.
Pritshmëritë tani në euro 2024 janë të tilla që, sipas Bild, çmimet e rishitjes së biletave për këtë superndeshje janë shumëfishuar në mënyrë të frikshme.
Madje në disa raste arrijnë deri në 6000 euro për biletë.
“Një shitës kërkon 6000 euro për çdo biletë që i takon rreshtit të tretë, në qendër të tribunës. Me sa duket ai ka tre bileta në ofertë”, shkruhet në radhët e gazetës Bild.
“Dhe ky nuk është një rast i izoluar. Një tjetër shitës kërkon 11,800 euro të pabesueshme për dy bileta tre rreshta më lart. Dhe një tjetër paguan 3867 euro për një biletë VIP. Çmenduri”, nënvizon më tej e përditshmja gjermane.
51,000 ulëset në stadiumin e Shtutgartit do të jenë të zëna. Spanja po përpiqet të marrë 20 mijë vende për tifozët e saj pasi ethet për të udhëtuar drejt Gjermanisë janë përhapur edhe në gadishull këto ditë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…