sport

Media greke zbulon sa para lanë tifozët shqiptarë në Gjermani: 2.7 milionë euro vetëm bileta

Interesi i tifozëve shqiptarë për të ndjekur Kombëtaren në Gjermani ishte i çmendur. Një rekord të ri kemi vendosur në Gjermani, jo vetëm me golin më të shpejtë në këtë kompeticion pas atij realizimi të Nedim Bajramit.

Në Dortmund, të gjithë janë shprehur se nuk e kishin parë një mbështetje të tillë siç ndodhi me tifozët shqiptarë.

Të lidhura

None found

Në stadium, të paktën sipas mediave, ishin 50 mijë tifozë në ndeshjen kundër Italisë, pra shqiptarë, 35 mijë kundër Spanjës dhe 15 kundër Kroacisë.

Por cila është shifra që kanë shpenzuar shqiptarët në Gjermani? Ndoshta një rekord më vete.

Mediat greke kanë zbuluar shumën për të cilën bëhet fjalë. Ato kanë llogaritur numrin e tifozëve sipas asaj që flitet në media dhe një mesatare të çmimit të biletave të blera në UEFA, të biletave të blera në tregun e zi dhe njëkohësisht paketat që përfshinin akomodimin dhe qëndrimin në Gjermani për të parë ndeshjet.

Biletat për fazën e grupeve kushtonin nga 30 euro deri në 200 euro, por në rishitje, sigurisht që çmimet ishin shumë më të larta dhe spanjollët me italianët janë habitur kur panë në sektorin e tyre vetëm tifozë shqiptarë.

Gjithashtu agjencitë turistike në Shqipëri ofruan paketa për ndeshje që përfshinin fluturime çarter, transferta, bileta, me një kosto nga 1000 deri në 3000 euro për ndeshje.

Sipas medias greke, vetëm për biletat janë shpenzuar në rastin më të keq, më të paktën, rreth 900 mijë euro nga tifozët shqiptarë duke llogaritur numrin e UEFA-s që kishte caktuar vetëm 30 mijë bileta për tifozë shqiptarë në gjithë fazën e grupeve, duke llogaritur këtu edhe rishitjen në tregun e zi dhe me çmime më të larta.

Ndërsa duke marrë për bazë shifrën e 90 mijë tifozëve shqiptarë që ndjekin ndeshjen, shpenzimi minimal për bileta shkon në 2.7 milionë euro, ndërsa kostoja totale duke përfshirë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, është në milionë euro dhe shumë herë më e madhe.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

38 minutes ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

1 hour ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

1 hour ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

1 hour ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

1 hour ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

1 hour ago