Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës. Ndeshja u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dusseldorfit.
Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.
Shqipëria është gjobitur plot 171,375 euro në 3 ndeshjet e Europianit.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.
Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformën të përqendrohet te zbatimi i rekomandimeve…
Jorge Jesus ka zbuluar pesë futbollistët që mund të marrin përsipër përgjegjësitë e kapitenit të Portugalisë pas pensionimit të Cristiano…
Një histori e pazakontë ka përfunduar në duart e drejtësisë ushtarake në Ukrainë. [...]Read More...
Në javën e 15-të të PRVA LIGA-s së Sllovenisë, qendërsulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, gjeti golin në sfidën Nafta - NK…
Maqedonia e Veriut po i intensifikon aktivitetet për ndërtimin e interkoneksioneve të reja të gazit me vendet fqinje, me qëllim…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, njoftoi se në ditët në vijim do të zhvillojë takime me disa institucione financiare që…