sport

Çmenduri në Brazil, shpërthen sherri dhe vendoset një rekord botëror, jepen 53 kartonë të kuq

Një rekord botëror me 53 kartonë të kuq në një ndeshje të vetme; ky është bilanci i sherrit të shpërthyer në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit U20 të shtetit brazilian Minas Gerais mes Uberlandia dhe Mamore.

Një sfidë kjo, që u mbyll në kaos dhe me dëme të konsiderueshme të dhomave të zhveshjes në stadiumin Parque do Sabia. Lajmi bëri xhiron e botës dhe ngjalli kureshtjen edhe të mediave angleze që i dedikuan një hapësirë të konsiderueshme këtij momenti.

Të lidhura

None found

‘Në total-shkruan BBC-u ndëshkuan me karton të kuq 43 futbollistë dhe 8 anëtarë të stafeve teknike dhe këtyre iu shtohen edhe dy drejtues të Uberlandia’.

Sipas raportit arbitrar, shkëndija u ndez në pjesën e dytë pas golit që e çoi rezultatin në 3-1 për Mamore, kur futbollisti Davi provokoi pankinën kundërshtare gjatë festimeve.

Trajneri i portierëve të Uberlandia hyri në fushë për t’u përballur me të duke nisur një sherr masiv. Ndeshja, që fillimisht u pezullua për 40 minuta, u ndërpre përfundimisht nga arbitri, pasi ishte e pamundur që të garantohej siguria.

Policia ushtarake dokumentoi 14 porta të dëmtuara, dushe dhe dritare të thyera si dhe stola, tavolina dhe ulëse të shkatërruara.

Rekordi i mëparshëm botëror ka qenë me 36 kartonë të kuq që u regjistrua në 2011 në një ndeshje të divizionit të pestë të futbollit argjentinas.

Më pas Uberlandia hoqi dorë nga zhvillimi i ndeshjes së dytë gjysmëfinale duke i dhënë mundësinë Mamore që mbeti me 7 lojtarë të disponueshëm që të kalojë në finale, një vendim ky që u përkufizua nga klubi si një veprim korrekt.

të fundit

Netanyahu e konsideron rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s lajm të mirë për Izraelin dhe AI-në

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar rikthimin e Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s si një…

3 minutes ago

Pritje me ovacione për Jensen Huang në Nvidia pas rikthimit në krye të kompanisë

Qindra punonjës të Nvidia-s kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje Jensen Huang në hyrje të zyrave të kompanisë, duke festuar…

3 minutes ago

Edhe punët e shtëpisë në GTA 6: lojtarët e quajnë lojën “stërvitje për të dashur më të mirë

Mes ndjekjeve me makina dhe përplasjeve me policinë, “Grand Theft Auto VI” u jep lojtarëve mundësinë të bëjnë pazarin, të…

3 minutes ago

Gaz Demi kritikon Ligjin e Sponsorizimit: Sporti rrezikon të mbetet në hije

Gaz DemiPresidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur për televizionin “Report TV”, ku shpreh zhgënjimin e madh për “formulën” e…

4 minutes ago

Nvidia rikthen Jensen Huang në drejtimin e kompanisë, aksionet ngjiten mbi 25%; reagon Trump

Bordi drejtues i Nvidias votoi unanimisht për rikthimin e Jensen Huang në detyrën e drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të kompanisë. Vendimi…

4 minutes ago

Arben Gashi commemorates Xhemajl Mustafa: Those responsible for the murder have still not been punished

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kujtuar gazetarin dhe veprimtarin politik Xhemajl Mustafa, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes…

12 minutes ago