Katër ndeshjet e para të raundit të dytë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 u zhvilluan më 18 qershor dhe gjatë natës së 19 qershorit.
Në dy prej këtyre takimeve, arbitrat kryesorë ndëshkuan me karton të kuq disa futbollistë.
None found
Në përballjen mes përfaqësueseve të Zvicrës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, e fituar 4-1, mbrojtësi boshnjak Tarik Muharemovic u përjashtua në minutën e 80-të.
Më pas, në ndeshjen Kanada-Katar, skuadra aziatike mbeti pa dy lojtarë, pasi u ndëshkuan me të kuq mbrojtësi Homam Ahmed dhe mesfushori Assim Madibo.
Deri tani, pas 28 ndeshjeve të zhvilluara në këtë turne, janë regjistruar gjithsej 6 kartonë të kuq. Po ashtu, vlen të kujtohet se në sfidën hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut (2-0), arbitri kishte nxjerrë tre kartonë të kuq.
Kështu, Kupa e Botës 2026 ka vendosur shifrën më të lartë të përjashtimeve që nga viti 2014, edicioni i zhvilluar në Brazil, ku u dhanë 10 kartonë të kuq.
Në dy edicionet pararendëse të Kupës së Botës, në 2018 dhe 2022, ishin regjistruar vetëm 4 përjashtime, ndërsa në këtë turne aktual ekziston mundësia që të tejkalohet edhe rekordi i vitit 2014.
Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…