Categories: sport

Chelsea arrin 100 kartonë të kuq në Ligën Premier dhe vendoset në një renditje të padëshiruar

Chelsea ka hyrë në historinë e Ligës Premier për një arsye negative, pasi është bërë klubi i tretë që arrin kuotën e 100 kartonëve të kuq në elitën e futbollit anglez.

Ky rekord u vendos pas ndëshkimit të Cole Palmerit me karton të kuq në humbjen 2-0 ndaj Tottenham Hotspur, në derbin londinez. Mesfushori anglez u përjashtua nga loja pasi mori dy kartonë të verdhë.

Të lidhura

None found

Për Palmerin, ky ishte kartoni i parë i kuq në karrierën si futbollist profesionist. Dalja e tij nga fusha e komplikoi edhe më shumë gjendjen e Chelseat në një takim që skuadra e mbylli me humbje.

Tottenham e siguroi fitoren me golin e Mathys Tel dhe autogolin e portierit Mike Penders, duke i shkaktuar Chelsea-t një tjetër zhgënjim.

Në klasifikimin historik të kartonëve të kuq në Ligën Premier, Chelsea ka pas vetes vetëm Evertonin dhe Arsenalin.

Evertoni kryeson me 113 përjashtime, ndërsa Arsenali renditet i dyti me 110. Pas arritjes së fundit, Chelsea ndodhet në vendin e tretë me 100 kartonë të kuq.

Newcastle United është gjithashtu pranë kësaj shifre, pasi deri tani ka regjistruar 96 kartonë të kuq gjatë historisë së tij në Ligën Premier.

të fundit

Haxhiu kërkon hetim për veprimet dhe mosveprimet institucionale pas vrasjes së Arlindës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se fjalët e Arlinda Zekajt, e cila u vra dje teksa…

27 seconds ago

Londra pret për herë të parë ceremoninë e Topit të Artë

Për herë të parë në historinë e saj, ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” po mbahet në…

45 seconds ago

Piktori Sani Bajrami rrëfen si lindi portreti viral i Klevis Metajt: Nëna e studentit kishte frikë të më tregonte se ishte djali i saj

Piktori i njohur, Sani Bajrami, ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi se…

51 seconds ago

MSH: Sensorë për monitorimin e glikemisë u siguruan për 800 pacientë me diabet të tipit 1

Ministria e Shëndetësisë informon se punon vazhdimisht për përmirësimin e kujdesit ndaj personave me diabet, përmes sigurimit të terapisë bashkëkohore,…

7 minutes ago

Albulena Haxhiu viziton nesër Maqedoninë e Veriut, në Shkup vendoset regjim i posaçëm trafiku

MPB Maqedoni informon se nesër (27.10.2026, e martë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë…

8 minutes ago

“Presioni i Ramës nuk na ndal”/ Studentët vijojnë protestën dhe kërkojnë largimin e kryeministrit: Fitorja në Serbi na frymëzon

Studentët që protestojnë prej 14 ditësh kundër qeverisë së Edi Ramës kanë reaguar ndaj masave të reja ligjore të paralajmëruara…

10 minutes ago