“Çmendet” Superliga në javën e parafundit, Tirana bën “vetëvrasje” me Bylysin, Partizani merr vendin e parë

Java e 35-të e Superligës shqiptare ka sjellë surizën e madhe sa i përket rënditjes në klasifikim.

Bardheblutë e Tiranës tashmë ndodhen në vendin e dytë pas barazimit shkues përballi Bylysit në kryeqytet.

Ishin dy herë bardheblutë që kaluan në avantazh por të dyja herët u barazuan. Hila shënoi në minutën e 24-t të takimit që kaloi vendasit në abatazh, por katër minuta më pas Donladi barazoi shifrat,

me rezultatin 1-1 u mbyll dhe pjesa e parë e takimit.

Ndëkrohë me nisjen e pjesës së dytë, sërish Hila kalon bardheblutë në avantazh, por vetëm 3 inuta para përfundimit të takimit, Damcevski barazon nga pika e bardhë e 11 metërshit. javën e dundit Tirana do të luajë përballë erzenit, ku shijakasit do të kërkojnë pikë me patjetër për shkak se luftojnë për mbijetesë.

Nga ana tjetër Partizanit i ka ardhur buzëqeshja, pasi dy javë më parë ishin ata që ju ikte kryesimi nga duart, pasi kaluan të parët në avantazh përballë bardhebluve në derbi, por u barazuan në fund.

Të kuqtë luajtën në transfertë në ndeshjen e parafundit të kampionatit, ku arritën të fitojnë pa shumë vështirësi përballë Kastriotit vendas me rezultatin 4-1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në anvantazh në minutën e nëntë, por në 5 minutat e fundit të pjesës së parë Rrapaj dhe da Silva rmbysën gjithçka për të kuqtë.

Në pjesën e dytë partizani shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Muratajt dhe një tjetër gol të da Silvas.

Pas javës së 35-të të kampionatit Partizani dhe Tirana kanë të dyja nga 64 pikë, por të kuqtë mbajnë vendin e parë për shkak të ndeshjeve direkte.

Në javën e fundit Partizani do të luajë në shtëpi përballë Teutës.

 


Shtuar 25.05.2023 18:18