Cilët votoi Shqipëria për “Topin e Artë” dhe trofeun “Lev Jashin”

Ceremonia e sotme në Paris ka dekretuar Lionel Mesin si fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2023, të 8-in në karrierën e tij. Njëkohësisht, në këtë ceremoni është dhënë edhe trofeu “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit.

Të dy këto çmime janë vendosur me votat e gazetarëve sportivë ndërkombëtarë dhe për Shqipërinë, votuesi për këto trofe ka qenë si zakonisht gazetari i mirënjohur Besnik Dizdari.

Ndërkohë gazetari i njohur Besnik Dizdari ka votuar Messin dhe Edersonin si zgjedhje të parë.

Votimi i plotë:

“TOPI I ARTË”
1. Lionel MESI
2. Erling HALAND
3. Kilian MBAPE
4. Julian ALVAREZ
5. RODRI

TROFEU “LEV JASHIN”
1. EDERSON
2. Emiliano MARTINEZ
3. Mark-Andre TER SHTEGEN


Shtuar 1.11.2023 11:30