Një zbulim i kombëtares së Shqipërisë, por edhe një lojtar që duhet të mbahet nën vëzhgim në të ardhmen. Mario Mitaj ka fituar një vend mes talenteve të futbollit botëror të zgjedhur nga CIES, që është Observatori i Futbollit, që analizon statistikat e sportit ndërkombëtar.
Kështu, në renditjen e fundit të lojtarëve më të mirtë të rinj, një vend mes atyre që luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes ka marrë edhe Mitaj.
Vetëm 20 vjeç, futbollisti kuqezi ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të kombëtares në eleminatoret e fundit.
Po ashtu, te Lokomotiva e Moskës ai ka fituar një vend fiks në formacion, duke luajtur në 89% të ndeshjeve sipas statistikave të publikuara nga CIES.
Kësaj renditjeje i ka paraprirë Dinamo Zagreb. “Gjigandët” e futbollit kroat dhe atij ballkanik kanë vendosur në listën e blerjeve Mario Mitaj.
Sipas mediave kroate dhe atyre ruse, klubet kanë nisur tratativat, ndërsa mbrojtësi “kuqezi” mund të transferohet që në merkaton e janarit për 4 milion euro. /abcnews.al