Klubi i Çelsit ka zyrtarizuar emërimin e Graham Poter si trajneri i ri i skuadrës londineze. Poter, i cili ishte në drejtimin e Brajton, është kontaktuar nga Çelsi dhe pas akordit edhe me klubin e tij për pagesën e një klauzolë largimi, ka nënshkruar për londinezët.
Vetëm një ditë pasi shkarkoi Tomas Tuhel nga drejtimi, presidenti i londinezëve, Tod Bohli, u përfshi direkt në negociatat me Poter dhe ishte dakord që të paguante rreth 15 milionë paund në arkat e Brajton për të lënë të lirë trajnerin.
None found
“Jam jashtëzakonisht krenar dhe i entuziazmuar që do të përfaqësoj Çelsin, këtë klub futbolli fantastik. Jam shumë entuziast që do të jem partner me Çelsin dhe pronarët e rinj, si dhe pres me padurim të takoj dhe punoj me një grup lojtarësh entuiziazmues, të zhvilloj një skuadër dhe një kulturë me të cilën tifozët tanë të mrekullueshëm të jenë krenarë”, ishin fjalët e para të Poter si trajneri i ri i Çelsit.
Nëse Tuhel mbijetoi vetëm 100 ndeshje në drejtimin e Çelsit, klubi sheh plane afatgjata me teknikun 47-vjeçar me të cilin ka nënshkruar për 5 vite, duke treguar se nuk ishte një zgjidhje e momentin por ndoshta një lëvizje e menduar prej kohësh. Afrimi i Poter mund të ndihmojë edhe Armando Brojën, pasi trajneri njihet për punë e tij me të rinjtë te Brajton, duke i ndihmuar që të kthehen në emra shumë të njohur në futbollin anglez.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…