Çelsi ka arritur që të shpenzojë një shifër të çmendur prej 1.29 miliardë paundësh gjatë dekadës së fundit, e megjithatë duken të shëndoshë financiarisht.
Sipas “The Athletic”, gjigantët e Londrës Perëndimore kanë humbur një shifër prej 354,000 paundësh çdo ditë për një periudhë 10-vjeçare. Që kur amerikanët blenë klubin nga Roman Abramoviç, i cili nuk ishte një pronar aspak dorështrënguar, pronarët e rinj kanë shpenzuar mbi 1 miliard paund vetëm për transferimet e lojtarëve. Dhe sot në stol kanë trajnerin e tretë me kohë të plotë, pasi larguan Tomas Tuhelin vetëm tre muaj pas nisjes së epokës së tyre.
None found
Graham Poter dhe Mauricio Poçetino kanë ardhur dhe ikur gjithashtu, duke marrë me vete edhe paketat e kompensimit. Por si është e mundur që me shifra të tilla, Çelsi ia ka hedhur paq me rregullat financiare?
Kjo shpjegohet me inteligjencën që kanë treguar, duke firmosur me lojtarët kontrata jo të zakonshme për kohëzgjatjen me futbollistët, duke nisur nga ato 8-vjeçare dhe duke i ruajtur bilancet brenda kufijve. “The Athletic” raporton gjithashtu se ata janë brenda kufijve të rregullave të shpenzimeve të Premier Ligës, duke ua shitur asetet e tyre vetes. Ata e shitën klubin e tyre të femrave në një tjetër entitet që i përket grupit të tyre të pronësisë, duke arkëtuar 200 milionë paund dhe shënuar një fitim 198.7 milionë paund.
Një “dinakëri” e tillë financiare shmangu atë që do të kishte qenë një tjetër humbje e madhe dhe ajo që mund të kishte qenë një shkatërrim financiar, u kthye në një 275.2 milionë paund fitim me shumë mençuri. Rregullat financiare të Premier Ligës janë të thjeshta, klubet nuk mund të humbasin më shumë se 105 milionë paund gjatë tre sezoneve, duke përjashtuar disa zbritje. Në letër, Çelsi është ende në jeshile. Por UEFA nuk do të jetë kaq bujare. Sepse UEFA luan me rregulla më të rrepta.
Versioni i tyre i “Fair Play-t Financiar” lejon vetëm 68 milionë £ humbje dhe ata kundërshtojnë shitjet ndaj kompanive simotra. Kjo e shfuqizon “trukun” e kontabilitetit prej 275 milionë paundësh dhe e lë Çelsin në një terren të lëkundur. /PANORAMASPORT.AL
Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ishte pjesëmarrës në protestën e studentëve që u mbajt sot në kryeqytet, në kundërshtim të…
Zyrtarët në Moskë kanë njoftuar një fitore të re rekorde për partinë Rusia e Bashkuar, të presidentit Vladimir Putin, në…
Mesfushori Erblin Osmani thotë se gjithnjë ka pasur dëshirë për të luajtur për Kosovën dhe është krenar që ëndrra iu…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një shtetasi meksikan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Sulm…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se OVL-UÇK do të mbështesë çdo protestë…