Chelsea sfidon Manchester United për shërbimet e yllit të Barcelonës

Chelsea është gati të paraqesë një ofertë për Frenkie De Jong.

“Sport” raporton nga Spanja, e cila shpjegon se si klubi I Todd Boehly ka pasur kontakte ditët e fundit me Laporta-n, falë udhëtimit të tij në Barcelonë. Kërkesa e Barcelonës mbetet e qartë, 80 milionë euro, por me negociatat paralele për Azpilicueta dhe Marcos Alonso çmimi mund të bjerë.

“Blutë” kanë kaluar kështu Manchester United, një destinacion që nuk e bind plotësisht mesfushorin holandez, por “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend të dorëzohen./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.07.2022 16:28