Chelsea pranon shitjen e Ziyech, Milan shumë pranë transferimit të anësorit

Milan duket se po afrohet gjithnjë e më shumë me Ziyech të Chelsea.

Ka besim në Angli për ardhjen e mundshme të Hakim Ziyech në Serie A. Sipas “Daily Mail”, Chelsea ka dhënë miratimin e largimit të sulmuesit anësor në drejtim të Milanit. Mbetet vetëm për të kuptuar formulën, duke qenë se Maldini dhe Massara kërkojnë një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Kuqezinjtë për momentin nuk e përjashtojnë goditjen e dyfishtë në repartin e avancuar, me emrat e nxehtë si Ziyech dhe Asensio nga Real Madrid./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.07.2022 18:09