Chelsea në “ankth”, dy lojtarë kërkojnë largimin

Chelsea ka qenë duke luftuar për të rizbuluar formën e tyre në ndeshjet e fundit dhe mund t’i jepet një goditje e madhe në tregun e merkatos të dimrit pasi Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso thuhet se janë të gatshëm të largohen në janar.

Dëmtimet e mesfushorëve startues N’Golo Kante dhe Mateo Kovacic kanë shkaktuar dëmin e tyre në anën e Thomas Tuchel, i cili mund të përballet me probleme në mbrojtje në rast se dyshja e lartpërmendur spanjolle largohet nga Blutë në janar.

Siç raportohet në mediat britanike, si Azpilicueta ashtu edhe Alonso kanë kërkuar nga agjentët e tyre që të gjejnë kërkuesit e mundshëm në merkaton e dimrit, pasi kanë humbur rëndësinë në skuadër pas daljes në skenë të Reece James dhe Ben Chilwell./ h.ll/albeu.com