Chelsea ka humbur ndeshjen e fundit në Premierligë, duke pësuar humbje nga Aston Villa.
“Blutë” u mposhten me rezultat 2 – 1.
Traore në fundin e pjesës së parë kaloi Aston Villan në epërsi (43′).
Ndërsa, El-Ghazi dyfishoi shifrat duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (52′).
Chelsea gjeti golin përmes Timo Werner, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Ndërsa, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Ben Chilwell.
Shkaku i humbjes së Leicesterit, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 67 pikë, derisa Aston Villa në vendin e 11-të me 55 pikë.