sport

Pochettino reagon ndaj ofendimeve që i bënë tifozët e Chelseat pas ndeshjes me Brentfordin

Mauricio Pochettino ndjeu zemërimin e tifozëve të Chelseat që udhëtuan për ta mbështetur nga afër skuadrën në barazimin 2-2 ndaj Brentfordit, që doli të jetë pikërisht në ditën kur tekniku argjentinas mbushi 52 vjet.

Trajneri u ofendua nga një pjesë e tifozëve, të cilët i kërkuan argjentinasit ‘të zhduket’ dhe kërkuan që Jose Mourinho të rikthehej përsëri në ekip.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, Pochettino duket se nuk është i shqetësuar për këtë dhe kur u pyet për raportin e tij me tifozët ai tha: Nuk jam i shqetësuar. Ne duhet ta pranojmë këtë raport.

“Mua më kanë treguar për koret e tifozëve, por nuk i kam dëgjuar të jem i sinqertë. Nuk e di. Më duhet të besoj. Unë nuk e kam dëgjuar, por është normale. Ne ishim duke humbur ndeshjen me rezultat 2-1 dhe është e natyrshme të shfaqësh nervozizmin. Unë jam njëri nga përgjegjësit për këtë rezultat, unë jam trajneri”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Dikush më pyeti mua, a e ndjeni dashurinë nga tifozët? Jo. Ju duhet ta ndërtoni këtë marrëdhënie dhe ju ndërtoni marrëdhënien duke fituar ndeshjet. Unë nuk do të kërkoj asgjë, do të vazhdojë të punoj dhe të ndryshojë këtë përceptim”, është shprehur argjentinasi.

Me këtë barazim, Chelsea pozicionohet në mes të tabelës dhe shumë larg garës për top katërshe. Pochettino gjithashtu ka mbetur pa fitore në çdo ndeshje që ka drejtuar në ditëlindjen e tij, një rekord i keq i cili po vazhdon të zgjerohet. /Telegrafi/

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

3 hours ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

3 hours ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

3 hours ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

3 hours ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

3 hours ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

3 hours ago