N’Golo Kante është shpallur si lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Chelsea ka arritur që të mposht Manchester Cityn me rezultat 1-0, për ta fituar kësisoj edhe Ligën e Kampionëve.
Kante u vlerësua si lojtari më i mirë në këtë ndeshje nga UEFA, ku edhe mori çmimin e “lojtarit të ndeshjes”.
Në anën tjetër, Kai Havertz ishte golashënuesi në këtë sfidë
Ky është trofeu i dytë i Ligës së Kampionëve në histori të klubit.