Chelsea fiton me “poker” golash ndaj Burnley, ditë jo për Southamptonin e Brojës (VIDEO)

Chelsea ka arritur të marrë një fitore bindëse përballë Burnley në shtëpinë e këtyre të fundit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola edhe pse rastet për Chelsea nuk munguan.

Gjithçka ishte rezervuar për pjesën e dytë. Jamës zhbllokon rezultatin në minutën e 47 dhe vetëm 6 minuta më vonë Havertz dyfishon rezultatin.

Nuk do të vononte shumë dhe Havertz do të shënonte edhe golin e tretë, pikërisht në minutën e 55.

Në minutën e 69 do të vinte edhe goli i 4 dhe i fundit në këtë ndeshje me Pulisic.

Chelsea pas kësaj ndeshje pozicionohet në vendin e 3 me 53 pikë, ndërsa Burnely mbetet në zonën e rrezikut me 21 pikë.

Një ditë JO për Southamptonin e Armando Brojës që u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Aston Villa e Gerrard.

Broja ishte për 90 minuta në fushë, por pa mundur të lërë gjurmë ashtu si gjithë pjesa tjetër e skuadrës. /albeu.com


Shtuar 5.03.2022 18:00