Chelsea bën njoftimin zyrtar, Marina Granovskaia largohet nga klubi anglez

Todd Boehly dëshiron të rinovojë klubin e Chelsea dhe, pas bruce Buck, përshëndet edhe Marina Granovskaia.

Tashmë është zyrtare lamtumira e drejtueses historike të ekipit blu, anëtare e bordit drejtues që prej vitit 2013, më pas drejtoreshë ekzekutive dhe drejtuese e zonës teknike. Në pritje të zgjedhjes së drejtorit të ri sportiv, njofton Chelsea me një deklaratë zyrtare, do të jetë vetë Boehly ai që do të mbajë postin e përkohshëm.

“Chelsea dhe zonja Granovskaia kanë rënë dakord që ajo do të mbetet në dispozicion të Boehly dhe klubit për kohëzgjatjen e afatit kalimtar të merkatos aktuale, në masën e nevojshme për të mbështetur tranzicionin”, thuhet në deklaratë./ h.ll/albeu.com

Shtuar 22.06.2022 11:42