Young Boys, Malmo dhe Benfica kanë siguruar sonte (e martë) kualifikimin tutje.
Young Boys mposhti Ferencvarosin e Mryto Uzunit me rezultat të përgjithshëm (6 – 4).
Malmo u kualifikua duke eliminuar Ludogoretsin me rezultat të përgjithshëm 2 – 3, derisa Benfica eliminoi PSV-në (1 – 2).
Nesër do zhvillohen edhe tre sfida të tjera, ku do mësohen emrat e tre skuadrave të fundit që do jenë pjesë e fazës grupore.
Gjasa kanë Dinamo Zagrep i Lirim Kastratit dhe RB Salzburgu i Mërgim Berishës.