Pasi mbrëmjen e djeshme mësuan dy skuadrat e para që siguruan një biletë për në gjysmëfinale, sonte priten dy skuadrat e radhës.
Atletico Madrid do të tentojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, edhe pse nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë një Manchester City që është thuajse perfekt në të gjithë repartet.
Në anën tjetër, Liverpooli është me një këmbë në raundin tjetër edhe pse në futboll nuk mungojnë surprizat, ku jo më larg se dje Villarreali eliminoi Bayern Munich, pretendentin kryesor për të fituar trofeun.
Të dyja ndeshjet do të nisin në prën 21:00./albeu.com