Champions League, Real Madrit fiton pastër përballë Chelsea në sfidën e parë të çerekfinaleve

Real Madrit ka mposhtur me rezultatin 2-0 Chelsean në ndeshjen e parë e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Mbrëtërorët kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Në pjesën e parë ishte Karim Benzema që kaloi në avantazh mbretërorët, ndërsa në pjesën e dytë Assensio dyfishoi rezultatin.

Kujtojmë se “blutë” ngelën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Chilëell në minutën e 59′.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në Londër më 18 prill.


Shtuar 12.04.2023 23:04