Atalanta nuk arrin që të rrëzojë “murin” e ngritur nga Celtic dhe ndalet në një barazim pa gola 0-0 në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të fazës së Ligës në Champions.
Italianët dominojnë ndeshjen, flirtojnë me golin ën më shumë se një rast, por nuk arrijnë që të dërgojnë topin në rrjetë.
Të lidhura
None found
Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për zikaltërit.
Nuk ka fitues edhe në sfidën tjetër të orës 18:45 në Champions League. Brest vazhdon të surprizojë, pasi barazon në shtëpi 1-1 me Bayer Leverkusen.
Gjermanët shënojnë të parët, por francezët barazojnë shifrat që në pjesën e parë.
