Tekniku i Real Madrid, Ancelotti ka dalë në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Liverpool në Champions League.
“Shoh ekipin me dëshirën për të bërë mirë, ashtu si vitin e kaluar. Po flasim për një ndeshje kualifikuese shumë të vështirë, por dëshira mbetet e pandryshuar. Benzema? E shoh mirë, nesër do të jetë titullar. Edhe ai ka një dëshirë të jashtëzakonshme për këtë Ligë Kampionesh, pasi kujtimi i të kaluarës është shumë i freskët.
Klop tha se finalja në Francë ishte një torturë? Për mua ishte diçka shumë e bukur. Jam dakord me Klop kur thotë se ishte një finale shumë e barabartë, ku Liverpuli kishte më shumë mbajtjen e topit, por ishim të pozicionuar mirë mbrapa. Por kjo është ndryshe, ka dy ndeshje, duhen bërë mirë të 180 minutat.
Vinicius? I pëlqen të luajë futboll kudo që të jetë, aq më shumë në stadiume të rëndësishme si ai i ndeshjes nesër. Është një kënaqësi ta shohësh të luajë, për të gjithë, jo vetëm tifozët e Realit. Pasi është shumë i mirë, si Pedri, Gavi, Mbape, Haland… është një kënaqësi të shohësh lojtarë me këto cilësi.
Ne nuk kemi ndryshuar, por e dimë se çfarë na pret në këtë sfidë, që do të thotë të mos kemi kohë as për të marrë frymë. Liverpuli të sulmon, të sulmon dhe të sulmon, jem të përgatitur për këtë. Kush më shqetëson më shumë nga Liverpuli? Nuk di të zgjedh nëse Salah, Van Dajk, Nunjez… po them Liverpuli. Ajo që shqetëson më shumë Realin është Liverpuli dhe ajo që shqetëson më shumë Liverpulin është Reali”, – Tha ai.