Categories: sport

Champions: Formacionet zyrtare Teuta-Sherif Tiraspol

Kampionia e Shqipërisë, Teuta do të zbresë në fushë pasditen e sotme për të tentuar të bëjë histori në Champions përballë kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspolit.

Durrsakët do të luajnë sfidën e parë në stadiumin e tyre në ‘’Niko Dovana’’, një motivim ky për ‘’djemtë e detit’’ të cilët nisin aventurën në Ligën e Kampionëve nga shtëpia e tyre. Edi Martini në deklaratat e këtyre ditëve ka tentuar të mbajë skuadrën me këmbë në tokë, por nuk i ka fshehur ambiciet për kalimin e raundit.

Të lidhura

None found

Afrimi i emrave si Kallaku, Georgiev dhe Seferi, ka rritur mjaft cilësitë në radhët e kampionëve të Shqipërisë, të cilët i kan të gjitha gjasat ta nisin me këmbë të mbarë kompeticionin. Sa i përket formacioneve, trajneri Martini nuk i ka kursyer afrimet e reja duke aktivizuar nga minuta e parë Kallakun dhe Seferin, teksa së bashku me ta në sulm do të jenë dhe Lorenco Vila dhe Dejvi Bregu nga krahët.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhakson, E.Vila, Aleksi, L.Vila, Kallaku, Bregu, Seferi, Trajner: Edi Martini.

SHERIF TIRASPOL: Athansladis, Kristiano, Arboleda, Kjabu, Dualnto, Julen, Dago, Till, Traore, Livanor, Kastaneda, Trajner: Juri Vernidub.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago