CHAMPIONS/ Bayern Munich – Barcelona, statistikat dhe formacionet e mundshme

Ditën e sotme luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të UEFA Champions League, ku padyshim ajo që pritet më me padurim është ndeshja e cila do të zhvillohet në Mynih mes Bayernit dhe Barcelonës.

E gjitha është nga Barcelona, me katalanasit që do të duhet të fitojnë patjetër ndaj një kundërshtari shumë të fortë, por të kualifikuar.

Skuadra e drejtuar nga Xavi, momentalisht pozicionohet në vendin e dytë, 2 pikë më shumë se Benfica e vendit e tretë e cila do të përballet me Dinamo Kiev-in dhe një fitore e portugezë që ka shumë gjasa të ndodh, i lejon Barçës vetëm një mundësi, fitoren.

Nagelssman nuk ka ndërmend të kursejë shumë nga arsenali i tij i rëndë, pasi pjesa e sulmit pritet të përbëhet nga, Sane, Muller, Musiala të udhëhequr nga Leëandoëski. Ndërsa Xavi pritet ta nisë nga minuta e parë me Dembele, Depay dhe të riun, Ezzalzouli.

Të dyja skuadrat vijnë me disa mungesa, me Barcelonën e cila edhe për shkak të organikës së dobët penalizohet me shumë. Për “bavarezët” nuk janë të gatshëm, Sabitzer, Sarr, Stanisic, Choupo-Moting dhe Kimmich.

Sic dihet Xavi nuk ka prej kohësh në dispozicion sulmuesit, Braithwaite, Ansu Fati dhe Aguero i cili me shumë gjasa nuk do të rikthehet më të luajë, po ashtu edhe mesfushorin e talentuar, Pedri.

Statistikat:

-Bayerni ka fituar 6 ndeshjet e fundit në Champions.
-Janë shënuar mbi 2.5 gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit të Bayernit në këtë kompeticion.
-Bayerni ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës në të gjitha kompeticionet.
-Bayerni ka shënuar të paktën 2 gola në 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Champions.
-“Bavarezët” kanë shënuar të paktën 3 gola në 3 ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës në të gjitha kompeticionet.
-Barcelona e ka mbajtur portën e paprekur në 3 ndeshjet e fundit në Champions. /albeu.com


Shtuar 8.12.2021 10:21