Nedim Bajrami duket se vazhdon të jetë çështje te Rejnxhërs. Fantazisti i Kombëtares është lënë jashtë sot për ndeshjen e javës së nëntë në kampionatin skocez.
Trajneri i ri, Dani Rohl, nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve të gatshëm ndaj Kilmarnok. Gjermani ndërkohë e ka sfidën e parë para tifozëve të Rejnxhërs.
E para ishte në Ligën e Europës ku Rejnxhërs u mposht me rezultatin 3-0 nga Bran. Aty Bajrami nuk mund të luante, pasi nuk është federuar për sfidat e Europës.
Fantazisti i Kombëtares është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Silvinjo ndërkohë. Bajrami është aktivizuar në 29 ndeshje, numër i barabartë me Kristjan Asllanin që regjistron më tepër minuta. Kontributi i tij në 11 gola ku 4 prej tyre janë asistime, është po ashtu shifra më e mirë te kuqezinjtë.
Në Skoci po kalon një nga vitet më të vështira në karrierë. Te klubi i Rejnxhërs ka kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërsa situata e sotme është përsëritur edhe më parë.
