sport

Çfarë bën Florian Marku para ndeshjeve? Boksieri zbulon çelësin e suksesit

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku, i ftuar këtë mbrëmje në “Më lër të flas” në Top Channel tregoi si ka nisur pasioni dhe puna e tij për boksin.

Marku thotë se është rritur me disiplinën e boksit dhe që prej moshës 12-vjeçare, stërvitet çdo ditë intensivisht:

Të lidhura

None found

“Që në moshën 12 vjeç, u rrita me atë disiplinë. Orari i stërvitjes ishte si buka që haja. Jam stërvitur gjithmonë 3-4 orë në ditë. Zgjohem në 5-6 të mëngjesit, është shumë përkushtim”.

Ditët më të bukura për kampionin janë ditët në prag dhe gjatë ndeshjeve:

“Kur vjen java e ndeshjes, për mua është java më e bukur. Them shyqyr mbaruan të gjitha vuajtjet, tani është koha për të shijuar ndeshjen. Unë ndeshjen e shijoj. Jam i lumtur kur shkoj në ring, është ajo që unë dua”.

Unë kam për ta lënë boksin ditën që nuk do e shijoj më, shton Marku, pasi sikurse shprehet, “çdo gjë bëhet me dëshirë, pasion dhe dashuri”.

Por, cili është çelësi i suksesit të boksierit?

“Kur hyj në ring, them si mundem të fitoj. Ky është besoj çelësi i suksesit tim. Nuk ka për mua opsion humbje, duhet të gjej mënyrën si të fitoj”, thotë ai.

A ka diçka që Marku do të donte ta bënte ndryshe gjatë karrierës së gjatë të tij?

“Nuk bëhem pishman për asgjë, se ndryshe nuk do të isha këtu ku jam sot. Ja i lumtur për gjithçka që kam bërë”, përgjigjet ai.

të fundit

Abdixhiku Calls for Calm and Patience in the Face of Calls for His Removal

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda…

30 minutes ago

Clashes within the LDK intensify, growing calls for Abdixhiku to step down

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon tensioni i brendshëm pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku disa degë…

31 minutes ago

Abdixhiku kërkon qetësi dhe durim përballë thirrjeve për largimin e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda…

59 minutes ago

Granit Xhaka shmang krahasimet, edhe pse shumë emra të mëdhenj e quajnë më të mirin në historinë e Zvicrës

Shumë prej legjendave të futbollit zviceran e konsiderojnë Granit Xhakën si lojtarin më të mirë në historinë e kombëtares helvetike.Kapiteni…

1 hour ago

Horoskopi 24 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime…

1 hour ago

Rriten përplasjet në LDK, shtohen kërkesat që Abdixhiku të largohet

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon tensioni i brendshëm pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku disa degë…

1 hour ago