Cerezo prononcohet për temën e minutave që luan Griezmann

Presidenti i Atletico Madrid siguroi se ai nuk flet me Simeone për formacionet, disa ditë pas polemikave për minutat e Griezmann te Atletico de Madrid.

Kujtojmë se për momentin ai është i huazuar nga Barcelona dhe ka një opsion të detyrueshëm blerjeje nëse luan më shumë se 45 minuta në gjysmën e ndeshjeve që janë në dispozicion. Për këtë arsye Simeone këtë sezon po e largon nga minuta e 60-të.

Epo, Enrique Cerezo në një intervistë për gazetën As komentoi për këtë çështje se “Antoine është një lojtar i madh dhe jam shumë i lumtur që ai është me ne. Ai është një person i madh dhe unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Mund t’ju them vetëm se ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe është me ne. Unë kurrë nuk hyj në çështje të rreshtimeve apo çështje të këtij lloji.

Pak ditë më parë, Diego Simeone siguroi kur u pyet për këtë çështje në një konferencë për shtyp se “më njohin prej shumë vitesh, jam njeri i klubit”. Dhe tani nga Presidenca sigurojnë se nuk kanë dhënë asnjë urdhër. /albeu.com/