Çekiçi shënoi dje një super gol dhe u dëmtua, Reja: Do t’i bashkohet skuadrës, më pas do të shohim

Endri Çekiçi është padyshim një nga lojtarët më në formë momentalisht për kombëtaren tonë. Pogradecari i cili është pjesë e listës të Rejas, ditën e djeshme na mahniti me një super gol ndaj Galatasary-t.

Por në minutën e 30, mesfushori do të pësonte një dëmtim, që ngriu buzëqeshjen e Konyaspor, e akoma më shumë të Kombëtares.

Reja ka konfirmuar sot se Çekiçi do vijë në Kombëtare dhe më pas do të shohin gjendjen e tij.

Reja:

Sa i përket Endri Çekiçit në kemi pasur komunikim të vazhdueshëm, po ashtu edhe stafi mjekësor dhe lojtari do t’i bashkohet skuadrës dhe më pas do të shohim për gjendjen e tij.

E njëjta gjë është edhe me Baren, do të shohim edhe gjendjen e tij shëndetësore. Dukeqenëse kemi një javë kohë shpresojmë të rregullojmë gjithçka./.albeu.com

 


Shtuar 17.09.2022 13:14