Ceferin “helm”: Nuk më vjen keq nëse Reali, Barcelona e Juventusi largohen nga UEFA

“Lufta”  mes UEFA-s dhe klubeve që nuk kanë hequr nga Superliga Evropiane vazhdon të jetë e ashpër.

Së fundmi është presidenti i UEFA-s, Alesander Ceferin që ka ardhur me një deklaratë lidhur me tre klubet që janë ende të interesuara në projektin e Superligës Evropiane.

“Nuk do ta kisha problem t’i shihja këto klube  të largoheshin nga UEFA”.

“Është qesharake të shohësh se ata duan të krijojnë një garë të re dhe, në të njëjtën kohë, të luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Këta njerëz u përpoqën të vrisnin futbollin me drejtorët e tyre të paaftë”.

“Florentino Perez ankohet, duke thënë se klubi i tij mund të mbijetojë vetëm me Superligën dhe pastaj ofron 180 milionë euro për të nënshkruar me Kylian Mbapé”.

Sipas raporteve në Gjermani, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid nuk kanë hequr dorë nga projekti i tyre në Super League dhe po përgatisin një format të ri që përfshin dy divizione: Super League 1 dhe Super League 2 me një sistem promovimi dhe rënieje.

Juventus, Barcelona dhe Real Madrid janë ende jashtë ECA, ndërsa nëntë klubet e tjera që u tërhoqën nga Superliga janë ri-integruar. 


Shtuar 10.09.2021 16:21