Cavani më në fund e “ndan mendjen”, gati vizitat mjekësore me ekipin e madh të La Liga-s

Edison Cavani ka vendosur sa i takon të ardhmes së tij. Ish-sulmuesi i Manchester United pritet të transferohet te skuadra e njohur e La Liga në një trasnferim me kosto zero.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano raportohet se Cavanio do të zbarkojë gjatë orëve të ardhshme në Valencia, pasi marrëveshja me këtë të fundit është arritur.

Skuadra spanjolle ka bërë gati për lojtarin një kontratë 2-vjeçari, ndërsa tashmë plotësohet edhe kërkesa e Gattuso, i cili e kishte si prioritet transferimin e 35-vjeçarit.

Me të mbërritur në Spanjë, Cavani do iu nënshtrohet vizitave mjekësore më pas do të firmosë kontratën për t’u bërë kështu lojtari më i ri që i bashkohet Valencias.


Shtuar 29.08.2022 11:09